10:16 / 22.03.2022
Një person arrestohet pasi dyshohet se sulmoi fizikisht bashkëshorten
Në bazë të raportit policor, një person është arrestuar të hënën në Podujevë.
Ai është arrestuar pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, e cila më pas ka pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
/F.Cërvadiku/























