12:59 / 22.03.2022
Zhduket një person në Podujevë
Të hënën është raportuar se një person është zhdukur në Podujevë.
Sipas raportit policor, një grua ka raportuar se vajza e saj është larguar nga shtëpia dhe se nuk dihet asgjë për vendodhjen e saj.
Raporti i plotë:
Podujevë, 21.03.2022-08:45.Ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj.
/F.Cërvadiku/























