14:27 / 23.03.2022
Suharekë, dyshohet se sulmoi bashkëshortin, arrestohet
Në Suharekë, të martën është arrestuar një grua, e cila dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj.
Në raport policor thuhet se kjo ka ndodhur për shkak të një mosmarrëveshje.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshortin viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”. thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
Me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.
/F.Cërvadiku/























