15:23 / 23.03.2022
Dyshohet se pas një mosmarrëveshje sulmoi fizikisht një person, arrestohet
Në fshatin Katund i Ri në Pejë, të martën është arrestuar një person.
I njejti është arrestuar pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht një person tjetër, i cili më pas ka pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Raporti i plotë i policisë:
Fsh.Katund i Ri, Pejë, 22.03.2022-15:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet ne mbajtje.
/F.Cërvadiku/























