15:35 / 23.03.2022
Raportohet e zhdukur një vajzë e mitur në Gjakovë
Të martën është raportuar se një vajzë është zhdukur në Gjakovë.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij e mitur, viktima femër kosovare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj”, thuhet në raportin e policisë.
Rasti është inicuar në konsultim me prokurorin dhe po vazhdon të hetohet nga njësiti përkatës policor.
/F.Cërvadiku/























