10:24 / 24.03.2022
Në SHSKUK po marrin trajtim 11 pacientë me Covid
11 pacientë me Covid-19, janë duke marrë trajtim mjekësor në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës.
Trajtim në spitalet e përgjithshme janë duke marrë 2 pacientë me Covid, ndërsa në QKUK, janë duke u trajtuar 9 pacientë, prej tyre 5 me Covid dhe 4 post-Covid.
Me oksigjeno-terapi janë 7 pacientë, ndërsa 2 janë në mjekim intensiv.
/F.Cërvadiku/























