12:07 / 24.03.2022
Shkup, shqiptohen 191 në trafik
Ministria për Punë të Brendshme në Maqedoni të Veriut, ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme vetëm në territorin e Shkupit ka shqiptuar gjithsej 191 gjoba për shkelje të rregullave në trafik.
Prej tyre: 62 për tejkalim të shpejtësisë, 13 për drejtim të automjetit pa patentë shoferi, 3 masa për mospërdorim të rripit të sigurimit.
Nga MPB-ja njoftojnë gjithashtu se janë shqiptuar dhe gjashtë masa për përdorimin e celularit, dy për kalimin në të kuqe në semaforë, 8 gjoba për automjete të paregjistruara dhe teknikisht të parregullta.























