13:36 / 24.03.2022
Në Han të Elezit arrestohen dy persona nën dyshimin për vjedhje
Të mërkurën në Han të Elezit janë arrestuar dy persona nën dyshimin për vjedhje.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se në punishten e hekurudhës kanë vjedhur rreth 150 metra kabllo elektrike, katër bateri, 20 hekura vlera e të cilave nuk dihet dhe rreth 200 litra naftë në vlerë rreth 300 €”, thuhet në raportin e policisë.
Me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
/F.Cërvadiku/























