​Policia Kufitare konfiskon një shumë të madhe parash në Kaçanik
BKT
Kronika

​Policia Kufitare konfiskon një shumë të madhe parash në Kaçanik

Policia Kufitare në Kaçanik gjatë një kontrolli të detajuar ndaj një veture ka gjetur dhe sekuestruar 35.600 dollarë amerikanë dhe 6.653.590 dinarë të Serbisë.

Rasti ka ndodhur mbrëmë, në orën 20:20, kur policia sipas analizës së riskut dhe informatave, kanë dërguar në vijë të dytë të kontrollit drejtuesin e automjetit “Audi” me inicialet N.A., (1961), shtetas i Serbisë.

Sipas procedurave të parapara, Policia Kufitare ka bashkëpunuar ngushtë me Doganën e Kosovës së cilës i janë dorëzuar paratë e konfiskuara dhe rasti për procedurë të mëtutjeshme.


MË SHUME NGA Kronika