19:01 / 24.03.2022
Parandalohet një rast kontrabande në Rogoqicë të Kamenicës
Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Lindje në Kaçanik, gjatë një kontrolli sot në Rogoqicë të Kamenicës, afër vijës kufitare me Serbinë, ka sekuestruar një veturë me tabela të huaja dhe dy biçikleta elektrike.
Me këtë rast është ndaluar ngasësi i automjetit V.A., shtetas kosovar, i cili përmes rrugëve ilegale, me automjetin dhe mallrat tjerë nga Serbia ka hyrë në Kosovë me qëllim të kontrabandës së automjetit furgon tip “Renault Trafik”, me targa të huaja, i cili kishte qenë i çlajmëruar në vendin e origjinës dhe dy biçikleta elektrike.
Mjetet e konfiskuara i janë dorëzuar Doganës së Kosovës, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.























