Rahovec, arrestohet një person nën dyshimin për armëmbajtje pa leje
BKT
Kronika

Rahovec, arrestohet një person nën dyshimin për armëmbajtje pa leje

Në fshatin Ratkoc, në Rahovec, të enjten është arrestuar një person nën dyshimin për armëmbajtje pa leje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që gjatë kontrollit i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gas”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

I dyshuari është liruar me vendim të prokurorit dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

/F.Cërvadiku/


MË SHUME NGA Kronika