09:17 / 30.03.2022
Detaje nga aksidenti ku u goditen katër këmbësore nga një veturë
Të martën një veturë ka goditur katër këmbësore në rrugën “Afrim Zhitia” në Prishtinë.
“Vozitësi mashkull kosovar me veturë nga pa kujdesia ka goditur katër këmbësore tri shtetase kosovare dhe një shtetase të huaj. Viktimat janë dërguar në QKUK, ku njëra është ndaluar për tretman të mëtutjeshëm, ndërsa tri të tjerat janë liruar pas tretmanit mjekësor”, thuhet në raportin e policisë.
Rasti shkon në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit.
/F.Cërvadiku/























