22:53 / 12.04.2022
Grabitet një pompë derivatesh në Prishtinë
Një pompë derivatesh është grabitur sonte në rrugën "Fahri Fazliu" në Prishtinë.
“Rreth orës 19:40 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një pompë derivatesh në rrugën "Fahri Fazliu" në Prishtinë.Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para dyshohet që grabitja të jetë kryer prej dy personave të dyshuar”, tha Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë rajonale për Prishtinë.
Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit.























