10:35 / 19.04.2022
Prezanton leje qëndrim të falsifikuar, ndalohet nga Policia e Kosovës
Policia e Kosovës, në Aeroportin e Prishtinës ka ndaluar një grua me shtetësi të Kosovës, e cila ishte kthyer nga autoritetet austriake, pasi kishte prezantuar leje qëndrimi austriak të falsifikuar.
Në raportin 24-orësh të Policisë bëhet e ditur se rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.
“Është ndaluar e dyshuara (kosovare), e cila ishte kthyer nga autoritetet austriake, pasi kishte prezantuar leje qëndrimin austriak të falsifikuar. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.























