Shtetasja e Kosovës ndalohet në Aeroportin e Prishtinës
BKT
Kronika

Shtetasja e Kosovës ndalohet në Aeroportin e Prishtinës

Një grua është ndaluar dje në Aeroportin “Adem Jashari” pasi e njëjta ishte kthyer nga autoritetet austriake nën dyshimet për prezantim të rremë të lejeqëndrimit austriak.

Lajmin e ka bërë të ditur policia me anë të raportit të saj 24-orësh.

“Është ndaluar e dyshuara femër kosovare, e cila ishte kthyer nga autoritetet austriake, pasi kishte prezantuar leje qëndrimin Austriak të falsifikuar. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e plotë të policisë.

.


MË SHUME NGA Kronika