12:32 / 19.04.2022
Ngacmoi ish-të dashurën, arrestohet
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë të hënën, nën dyshimin se e ka ngacmuar ish të dashurën e tij.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, derisa vepra është iniciuar si “ngacmim”.
“Është arrestuar i dyshuari kosovar, pasi ka ngacmuar ish të dashurën e tij. Me vendim të prokuronit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.























