Vrasje në tentativë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar për një vrasje në tentativë në Prishtinë.
Sipas policisë një person dyshohet se ka shtënë me armë zjarri ndaj një personi tjetër.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt ndërsa i dyshuari tjetër i cili ka shtënë me armë është në kërkim të policisë.
“Prishtinë, 19.04.2022-19:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti, derisa ishte me të dyshuarin tjetër mashkull kosovar, dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt ndërsa i dyshuari tjetër i cili ka shtënë me armë është në kërkim të policisë. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në njoftim.























