Policia po vazhdon aksionin anti-drogë në Mitrovicë
BKT
Kronika

Policia po vazhdon aksionin anti-drogë në Mitrovicë

Policia e Kosovës edhe të mërkurën ka vazhduar operacionin anti-drogë në Mitrovicë.

Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës Baki Kelani.

Kelani ka thënë se operacioni policor po zhvillohet në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorinë kompetente.

“Për detaje dhe informacione shtesë lidhur me këtë operacion policor i cili është duke u zhvilluar, do të njoftoheni pas përfundimit të operacionit policor”, ka thënë Kelani.

Dje, Policia e Kosovës ka shkatërruar një laborator të kultivimit të substancave narkotike në Komunën e Zveçanit ku janë sekuestruar mbi 2.000 fije kanabis dhe janë arrestuar 3 shtetas serb të Serbisë dhe 1 shtetas serb i Kosovës.


MË SHUME NGA Kronika