U ofroi ryshfet policëve, arrestohet shtetasi serb
BKT
Kronika

U ofroi ryshfet policëve, arrestohet shtetasi serb

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar të mërkurën një shtetas serb në Klinë.

Përmes raportit 24-orësh, Policia bën të ditur se i dyshuari  u kishte ofruar ryshfet policëve për të mos i shqiptuar gjobë për kundërvajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, për shkak se njësitit policor iu kishte ofruar ryshfet me qëllim që ata të mos ja shqiptonin gjobën për kundërvajtje, tejkalim të shpejtësisë që e kishte bërë derisa kishte qenë duke e drejtuar automjetin”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.


MË SHUME NGA Kronika