Policia jep detaje për aksidentin e djeshëm me fatalitet
BKT
Kronika

Policia jep detaje për aksidentin e djeshëm me fatalitet

Një aksident trafiku ka ndodhur të mërkurën rreth orës 11:25 në autostradën “Ibrahim Rugova”, si pasojë e të cilit një person ka humbur jetën dhe një tjetër është lënduar.

Policia njofton se aksidenti ka ndodhur pasi drejtuesi i automjetit, shtetas i Shqipërisë, duke mos përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit.

I njejti ka goditur  mbrojtëset e rrugës. 

Policia  konfirmon se aksidenti ndodhi në  autostradën "Ibrahim Rugova" në drejtim të Prizrenit.

“Si pasojë e aksidentit, viktima mashkull kosovar – pasagjer ka humbur jetën, ndërsa drejtuesi i automjetit ka pësuar lëndime trupore. Në vendin e ngjarjes mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raport.

 Më tej thuhet se në vendin e ngjarjes ka dal edhe prokurori kujdestar i cili ka urdhëruar që trupi i pa jetë te dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Ndërsa, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.


MË SHUME NGA Kronika