15:35 / 21.04.2022
Policia arreston një person të kërkuar për vjedhje
Policia e Kosovës njofton se një 18-vjeçar i kërkuar për vjedhje është arrestuar të mërkurën në fshatin Jezerc të Ferizajt.
Policia përmes një komunikate ka thënë se kishte pranuar informacion për vendndodhjen e tij.
Ai është i dënuar për veprën penale vjedhje të rëndë.
“Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’ Vjedhje e rëndë ’’ me dënim burgimi prej katërmbëdhjetë muajve”.
I arrestuari është dërguar në vuajtje të dënimit.























