Vjedhje në një shtëpi në Mitrovicë
BKT
Kronika

Vjedhje në një shtëpi në Mitrovicë

Një person ka raportuar në Polici se disa të panjohur i kanë vjedhur në shtëpinë e tij para të gatshme dhe sende me vlerë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 23:10 minuta në Mitrovicë.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur nga shtëpia e tij kanë vjedhur një sef, para të gatshme, stoli ari, katër telefona, dokumente personale, dy orë dore dhe një leje të armës së gjuetisë”, thuhet në raport.

Siç thuhet në raport, rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante.


MË SHUME NGA Kronika