E mitura bëhet nënë, policia nis hetimet
BKT
Kronika

E mitura bëhet nënë, policia nis hetimet

Policia e Kosovës ka njoftuar të premten se një e mitur në Pejë ka lindur një foshnje në spital.

Policia për këtë rast,  ka intervistuar një të dyshuar, i cili e ka pranuar që është duke bashkëjetuar me të miturën.

“Është raportuar se viktima femër kosovare, e mitur, ka lindur një foshnje në spital. I dyshuari, mashkull kosovar, është intervistuar dhe sipas tij është duke bashkëjetuar me viktimën”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante.


MË SHUME NGA Kronika