13:47 / 24.04.2022
Kërcënoi se do ta vrasë burrin e vet dhe fëmijët
Një person ka raportuar se bashkëshortja e tij kishte dalë nga shtëpia dhe pas, disa ditësh, përmes telefonit e kishte kontaktuar viktimën, të cilin e kishte kanosur se do ta vrasë atë dhe fëmijët.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur në Hajvali, ku gruaja kishte dalë nga shtëpia më 16 prill, ndërsa e kishte kërcënuar bashkëshortin më 22 prill.
E dyshuara nuk është hasur e as nuk është arritur që të kontaktohet nga policia.
Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.























