Kapen mbi 8000 litra vaj motorik i kontrabanduar
BKT
Kronika

Kapen mbi 8000 litra vaj motorik i kontrabanduar

Oficerët doganorë kanë ushtruar bastisje në një depo të dyshuar për posedim të mallrave të kontrabanduara.

Më saktësisht në periferi të Prishtinës, Dogana e Kosovës ka ushtruar kontroll në një lokacion të dyshimtë dhe me këtë rast ka hasur në 8346 litra vaj motorik të kontrabanduar (me origjinë nga Irani).

Në një  komunikatë për media bëhet e ditur se vlera këtij malli llogaritet të jetë mbi 10.000 euro dhe shmangiet nga detyrimet doganore janë rreth 7.000 euro.

Lidhur me këtë rast është njoftuar Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe, nën udhëheqjen e Prokurorit, rasti procedohet me kallëzim penal, mallrat janë sekuestruar. 

 

 


MË SHUME NGA Kronika