​Arrestohet i dyshuar për pedofili në Prizren
BKT
Kronika

​Arrestohet i dyshuar për pedofili në Prizren

E.H

Prokuroria Themelore e Prizrenit ka njoftuar të enjten se 76-vjeçarit F.K. që dyshohet për pedofili, i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Sipas Prokurorisë, F.K., dyshohet se ka kryer veprën penale “Ofrimi i materialit pornografik personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet”.

“Prokuroria Themelore në Prizren, njofton opinionin publik se me urdhër të prokurorit kujdestar është ndaluar i dyshuari F.K., në kohëzgjatje prej 48 orëve. I dyshuari F.K., dyshohet se ka kryer veprën penale “Ofrimi i materialit pornografik personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet” nga neni 231 paragrafi 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftim.

Ndaj të njëjtit Prokuroria Themelore në Prizren, do të vazhdojë me procedura të mëtejme hetimore.


MË SHUME NGA Kronika