Paraburgim për të dyshuarin që ofroi material pornografik të miturve
BKT
Kronika

Paraburgim për të dyshuarin që ofroi material pornografik të miturve

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit F.K, për shkak të dyshimit se të bazuar se ka kryer veprën penale “ofrim i materialit pornografik personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet”.

Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh peshën e rëndë të veprës penale,

dhe faktin se i pandehuri nuk është paraqitur në Polici me ftesë të rregullt, kjo tregon rrezikun me

lënien në liri të të pandehurit, thuhet në komunikatën e Gjykatës.

I dyshuari u ofroi material pornografik personave nën moshën 16-vjeçare./ V.Th


MË SHUME NGA Kronika