Dha para për rregullim të dokumentacionit për vizë, mashtrohet
BKT
Foto: RTK
Kronika

Dha para për rregullim të dokumentacionit për vizë, mashtrohet

Emine Hoti / RTKlive

Një person është ankuar në Polici se është mashtruar nga një person për rregullim të dokumentacionit për vizë pune.

Sipas Policisë, rasti pretendohet se ka ndodhur në Vushtrri, më 21 prill të këtij viti, ndërsa raportimi është bërë të dielën (8 maj).

Policia ka njoftuar në raportin e së hënës se ankuesi ka thënë se i dyshuari, për t’ia rregulluar dokumentacionin për vizë pune, e ka mashtruar duke i marrë një shumë parash dhe nuk është lajmëruar më.

“Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante”, njofton Policia.


MË SHUME NGA Kronika