11:19 / 09.05.2022
Burri kanos gruan në Prizren
Emine Hoti / RTKlive
Një grua në Prizren ka njoftuar policinë se është kanosur me jetë nga burri i saj pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor.
“Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje rreth një kontesti pronësor, është kanosur me jetë nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet në njoftimin e policisë.
I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.























