Ngritet aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të ANP-së për keqpërdorim detyre
Foto: RTK
Kronika

Ngritet aktakuzë ndaj dy zyrtarëve të ANP-së për keqpërdorim detyre

Kimete Kasumi/RTKlive

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj B.N. dhe D.M., zyrtarë të Aeroportit të Prishtinës, nën dyshimet se kanë kryer veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar.

Të dy këta zyrtarë kanë punuar në Aeroportin e Prishtinës dhe në Agjencinë e Shërbimeve të Navigacionit Ajror.

“Prokuroria Speciale njofton opinionin publik se gjatë periudhës kohore nga muaji shtator 2011 deri në gusht 2018, në vazhdimësi dhe në cilësinë e personave zyrtarë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës (ANP), më pas Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (AShNA), të pandehurit B.N. dhe D.M e kanë keqpërdorur detyrën zyrtare duke i mundësuar OE “TCN” nga Tirana, përfitim të kundërligjshëm. Me këto veprime të pandehurit B.N. dhe D.M, kanë kryer veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, nga neni 422 paragrafi 2 lidhur me nenin 81 dhe 31 të Kodit nr. 04/L-082 Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.


APR