Aktakuzë ndaj bashkëshortit për vrasjen e gruas në Llaushë të Skenderajt
Foto: RTK
Kronika

Aktakuzë ndaj bashkëshortit për vrasjen e gruas në Llaushë të Skenderajt

Jeton Musliu / RTKlive

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, kundër të pandehurit S.Q dhe e ngarkon atë me katër vepra penale.

Prokuroria njofton se për rastin me datë 05 janar 2022, rreth orës 13.30 në fshatin Llaushë të Skenderajt, i pandehuri S.Q., me dashje ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij L.Q., me çka ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë”.

 “Po ashtu, i pandehurit S.Q., me aktakuzë ngarkohet edhe për kryerjen e veprave penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve“, shkruan ndër të tjera në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë.

“I pandehuri ngarkohet dhe për vepren penale ‘Lëndimi i lehtë trupor’, e ‘Dhuna në familje”. Prokurori i Shtetit, i ka propozuar Gjykatës Themelore në Mitrovicë, që të pandehurin t’a shpallë fajtorë për veprat e kryera penale dhe ta dënojë sipas ligjit.


APR
Romay Lift