Arrestohen tre persona në Pejë
Foto: RTKLive
Kronika

Arrestohen tre persona në Pejë

Valbona Thaçi/RTKLive

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar sot në Pejë tre persona pasi ishin përfshirë në një përleshje rreth orës 16:30 në rrugën “ Esat Mekuli”.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë një person të lënduar të cilin e kanë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Pejë, ndërsa dy të dyshuarit tjerë ishin larguar në drejtim të panjohur.

Njësiti i hetimeve pranë Stacionit Policor në Pejë, pas një pune intensive operativo-hetimore, sot ka arrestuar edhe dy të dyshuarit të cilët ishin ne arrati. Pas intervistimit me urdhër te Prokurorit të gjithë të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullte, thuhet në njoftimin e Policisë rajonale në Pejë.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa