11:56 / 18.05.2022
Qytetarit nga Vushtrria ia uzurpojnë 30 ari tokë
Emine Hoti / RTKlive
Qytetari nga Vushtrria ka raportuar në polici se një person ia ka uzurpuar 30 ari tokë.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se palët janë intervistuar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.
“Ankuesi mashkull kosovar raporton se i janë uzurpuar 30 ari tokë nga i dyshuari mashkull kosovar, për të cilën prone posedon fletën poseduese”, thuhet në njoftim.
Gjithnjë duke ju referuar Policisë, palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti procedohet në procedure të rregullt.