Vdes një person në Mamushë, u rrokullis me traktor
Foto: RTK
Kronika

Vdes një person në Mamushë, u rrokullis me traktor

Emine Hoti / RTKlive

Një person ka vdekur si pasojë e plagëve të marra nga rrokullisja e traktorit, gjatë kohës sa po punonte tokën.

Rasti është hapur si “vdekje e dyshimtë”, teksa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

 “VDEKJE E DYSHIMTË/Mamushë  17.05.2022 – 16:30-00:00. Viktima mashkull kosovar dyshohet   se derisa ka qenë duke punuar me traktor në tokën e bujqësisë, është rrokullisur  dhe si pasoj ka pësuar lëndime vdekjeprurëse. Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku dhe është konstatuar vdekja  e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.

 


APR
Romay Lift