30 ditë paraburgim të dyshuarit që keqpërdori të dhënat e kartelave bankare
Foto: RTK
Kronika

30 ditë paraburgim të dyshuarit që keqpërdori të dhënat e kartelave bankare

Emine Hoti / RTKlive

Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, ndaj të dyshuarit A.S për keqpërdorim të të dhënave të kartelave bankare të klientëve.

Sipas kësaj gjykate, A.S. menaxher në një dyqan në Podujevë dyshohet se ka lëshuar çeqe pa mbulesë apo të rrejshme, ndërsa ka përdorur kartelat bankare të klientëve duke investuar më pas me kartela të tyre në kriptovaluta.

“Gjyqtari i procedurës paraprake e ka pranuar kërkesën e prokurorit, duke ia caktuar A.S masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji. Të pandehurit A.S. paraburgimi i është caktuar në bazë të nenit 23, paragrafi 3 nenit 187 paragrafi 1, nënparagrafi 1.1 dhe 1.2 pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPRK-së”, thuhet në njoftim të Gjykatës.


APR
Romay Lift