Parandalohet kontrabanda në Institutin e Psikiatrisë Forenzike
Foto: Shërbimi Korrektues i Kosovës
Kronika

Parandalohet kontrabanda në Institutin e Psikiatrisë Forenzike

Emine Hoti/RTKlive

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se mëngjesin së premtes në Institutin e Psikiatrisë Forenzike të Kosovë-IPFK, oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen kontrabandës.

“Gjatë kontrollimit të rrobave të sjella nga familjarët, bëhet e ditur se oficerët korrektues kanë zbuluar se në mënyrë të kamufluar brenda rrobave është tentuar të futet substancë e dyshuar narkotike”, thuhet në komunikatën për media.

Lidhur me këtë rast, oficerët korrektues thuhet se kanë lokalizuar substancën e dyshuar narkotike, ndërsa për familjarët e dyshuar, sipas procedurës për rastin është njoftuar policia.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës çdo herë mbetet i përkushtuar dhe vigjilent në luftimin e dukurive negative dhe kontrabandës brenda IPFK-së, institucioneve korrektuese dhe atyre të paraburgimit”, thuhet në njoftim.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa