Bllokohen mallra të kontrabanduara në dy aksione në veri të vendit
Foto: Policia e Kosovës
Kronika

Bllokohen mallra të kontrabanduara në dy aksione në veri të vendit

Emine Hoti/RTKlive

Policia Kufitare e Republikës ë Kosovës, mbrëmë, pas pranimit të informacioneve se në fshatin Kormnjan dyshohej se përmes rrugëve malore, persona të dyshuar me një traktor janë duke kontrabanduar mall komercial në mënyrë ilegale, menjëherë ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për identifikimin e tyre.

Policia deklaron se kanë arritur që në një lokacion në rrugë malore të gjejë një rimorkio të improvizuar për traktor.

“Në rimorkio janë gjetur të ngarkuara pije të ndryshme alkoolike, jo alkoolike, etj., përderisa në konsultim me prokurorin janë ndërmarrë veprime të tjera të nevojshme dhe është iniciuar rasti ”Kontrabandim me mallra”. Në vazhdën e parandalimit dhe luftimit intensiv të kontrabandës me mallra në një rast tjetër, sot, më 24.05.2022, rreth orës 11:30, njësi policore nga Sektori për Operativë, të Drejtorisë Rajonale Kufitare “Veriu”, bazuar në analizën e informacioneve, në vendin e quajtur Srbovac- komuna e Zveçanit, kanë ndaluar automjetin ‘VW Caddy’ me vozitës mashkull, automjet i cili ishte i ngarkuar me mallra të ndryshme ushqimore të cilat dyshohet se janë kontrabanduar nga Serbia”, deklaron  policia.

Automjeti dhe mallrat e dyshuara janë sekuestruar dhe dërguar në Terminal Doganor, është njoftuar prokurori kompetent, dhe me autorizim të tij është iniciuar rasti ”Kontrabandim me mallra”, për procedura të mëtejme ligjore.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa