Dogana e Kosovës largon nëntë zyrtarë nga puna
Foto: RTKLive
Kronika

Dogana e Kosovës largon nëntë zyrtarë nga puna

Jeton Musliu / RTKlive

Dogana e Kosovës ka marr vendim për largim nga puna të nëntë zyrtarëve doganorë, ndaj të cilëve është në vijim procesi gjyqësor penal.

Bazuar në hetimet e brendshme dhe procedurën e zhvilluar disiplinor, zyrtarët në fjalë fillimisht janë suspenduar, ndërsa pas zhvillimit të një procesi disiplinor dhe bazuar në provat e administruara është vendosur për shkëputje përfundimtare të marrëdhënies së punës.

Provat e administruara janë të qarta për të dëshmuar se veprimet dhe mosveprimet e zyrtarëve në këtë rast janë të dënueshme dhe paraqesin shkelje të rëndë të Kodit të Mirësjelljes, thuhet në njoftimin e Doganës.

Dogana e Kosovës është e përkushtuar në shërbim të interesit publik dhe të gjithë zyrtarët doganor duhet me përgjegjësinë më të lartë të përmbushin detyrat dhe misionin e Doganës së Kosovës, që i shërben mbrojtjes së qytetarëve dhe ekonomisë së Kosovës.

Në kuadër të stafit të Doganës së Kosovës ka vlera shumë të larta profesionale dhe integritet, të cilat po bëjnë të mundur që me efikasitet të dalluar të luftohen dukuritë që dëmtojnë besimin dhe efikasitetin e organizatës, andaj kërkojmë nga publiku që të bashkëpunojnë me Doganën e Kosovës duke siguruar informata dhe dëshmi që adresojnë kontrabandën dhe korrupsionin.

Dogana e Kosovës ka lansuar aplikacionin për pajisje të mençura e quajtur eDogana, zgjidhje kjo e cila paraqet një platformë të sigurt dhe të avancuar të komunikimit. Dogana e Kosovës mirëpret bashkëpunimin me publikun për të mundësuar mbrojtjen e qytetarëve dhe mbrojtjen e interesave financiare të Republikës së Kosovës.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa