Për vrasjen e gruas në Llaushë të Skënderajt, aktakuzë ndaj bashkëshortit
Foto: RTKlive
Kronika

Për vrasjen e gruas në Llaushë të Skënderajt, aktakuzë ndaj bashkëshortit

Jeton Musliu/ RTKlive

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, kundër të pandehurit S.Q.

Ai ngarkohet me katër vepra penale.

S.Q akuzohet oër vrasjen e kryer me datë 05 janar 2022.

Ngjarja ndodhi rreth orës 13.30 në fshatin Llaushë të Skenderajt.

I pandehuri S.Q akuzohet se me dashje vrau bashkëshorten L.Q, me çka ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë”.

Po ashtu, i pandehuri S.Q. ngarkohet edhe për kryerjen e veprave penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, padtaj “lëndimi i lehtë trupor“ dhe “dhuna në familje“.

Prokurori i Shtetit, i ka propozuar Gjykatës Themelore në Mitrovicë, që të pandehurin t’a shpallë fajtorë për veprat e kryera penale dhe ta dënojë sipas ligjit.


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa