Dy persona lëndohen pas rrahjes në Prishtinë, përfundojnë në QKUK
Arlinda Sejda /RTK
Dy persona janë lënduar teksa janë rrahur mes vete në Prishtinë. Lajmi është bërë i ditur për RTK-në, nga Flora Ahmeti e policisë së Kosovës.
“Sot rreth orës 9 :30, kemi pranuar informatën për një përleshje fizike e cila ka ndodhë në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga mjete të forta, janë lënduar dy persona" ka thënë Ahmeti.
Personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që në stacion policor është shoqëruar një person i cili ka qenë i përfshirë më rrahje.
Policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”.
Ndërkaq nga Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës kanë thënë se gjendja e të lënduarve është jashtë rrezikut për jetë. “Gjendja e dy pacienteve pranuar në Emergjencë është e mirë, janë trajtuar dhe nuk ka rrezik për jetë”, ka thënë mjeku kujdestar Avdush Bajgora në QKUK.
Përgatiti për web SH.G