09:55 / 28.05.2022
Ndërron jetë motoçiklisti, u aksidentua në rrugën Kllokot-Viti
RTKlive
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndodhur një aksident trafiku i përfshirë vetëm një motoçikletë me ngasës mashkull kosovar.
Si pasojë e aksidentit ngasësi ka ndërruar jetë. Aksidenti fatal ka ndodhur në rrugën Kllokot-Viti mbrëmë para mesnatës, ndërsa policia është e rezervuar për të dhënë më shumë detaje rreth këtij rasti. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.























