10:30 / 30.05.2022
Gjendet i vdekur një person në magjistralen Ferizaj-Prishtinë
Driton Ramadani/RTK
Sot në ora 03:00 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se një trup i pajetë është gjetur në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë në një mobileri.
Policia Rajonale, hetuesit dhe krim tekniket kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe i kanë marrë veprimet e nevojshme nën autorizim edhe të prokurorit kujdestar.
Dyshohet se personi me inicialet A.E (M/K) i moshës 64 vjeçar ka bërë vetëvrasje. Me vendim të Prokurorit tê Prokurorisë Themelore në Ferizaj trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.
Rasti po hetohet ka bërë të ditur për RTK-në zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.























