Në rastin "Brezovica", arrestohet edhe një person për ryshfet
BKT
Foto: Prokuroria Themelore në Ferizaj
Kronika

Në rastin "Brezovica", arrestohet edhe një person për ryshfet

Emine Hoti / RTKlive

Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton se me vendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, të dyshuarin R.M.

I njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale në bashkëkryerje “Marrja e ryshfetit” në ndihmë, dhe veprën penale në bashkëkryerje “Ushtrimi i ndikimit”.

Prokuroria sqaron se i njëjti dyshohet të ketë ndërmjetësuar në marrjen e ryshfetit për zyrtarët e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH-së), së bashku me Z.G., dhe A.X., për lëshimin e pëlqimeve mjedisore dhe ujore, duke marr reth shtatëdhjetë (70.000) mijë euro nga investitorët në vikend zonën e Brezovicës.

“Po ashtu, vlen të theksohet se i njëjti R.M., gjatë zbatimit të urdhër kontrollit për kontrollin e shtëpive dhe objekteve përcjellëse, në aksionin “Brezovica” të datës 26 Maj 2022. ku, me ç’rast  janë kontrolluar dhe bastisur gjashtë (6) lokacione të ndryshme, i njëjti nuk është gjetur në shtëpinë e tij, ndërsa, sot, është arrestuar në vendkalimin kufitar në Vërmicë”, shkruan në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Ferizaj.

Tutje thuhet se Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të njëjtit do të paraqesë edhe kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj. 


MË SHUME NGA Kronika