08:50 / 02.06.2022
Lëndohet në vendin e punës, arrestohet pronari i kompanisë
Emine Hoti / RTKlive
Policia njofton se një person nga Graçanica ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi që është lënduar gjatë kryerjes së disa punimeve.
Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
Është arrestuar pronari i kompanisë i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.























