Kontrabandonte ilegalisht 57 emigrantë me autobus, arrestohet vozitësi
BKT
Foto: Policia e Kosovës
Kronika

Kontrabandonte ilegalisht 57 emigrantë me autobus, arrestohet vozitësi

Emine Hoti/ RTKlive

Në fshatin Milloshevë të Obiliqit, të mërkurën, rreth orës 22:00, policia ndaloi për kontrollim një autobus.

Autobusi ishte me targa vendore dhe me drejtues S.U., (viti i lindjes 1988, mashkull kosovar), kishte në bord 57 shtetas të huaj (48 nga Siria, 5 nga Egjipti, 2 nga Iraku, 1 nga Palestina dhe 1 nga Bangladeshi).

Dyshohet se shtetasit e huaj kishin ardhur përmes rrugëve ilegale nga Turqia dhe synim të mbërritjes kishin shtetet e perëndimit. Rasti, emigrantët janë trajtuar nga zyrtarë policorë nga Drejtoria për Migrim dhe të Huaj dhe të njëjtit janë dërguar në Qendrën e Azilit në Magure.  

Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe në koordinim me të ndaj drejtuesit të autobusit është iniciuar rasti ‘kontrabanda me emigrantë’. 

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe më pas me aktvendim nga prokurori i njëjti dërgohet në mbajtje për 48 orë.

 


MË SHUME NGA Kronika