Rrufeja mbyt prizrenasin derisa punonte me traktor
BKT
Kronika

Rrufeja mbyt prizrenasin derisa punonte me traktor

Një person ka mbetur i vdekur në fshatin Petrovë të Prizrenit, pasi është goditur mbrëmë nga rrufeja .

Për rastin ka dhënë detaje Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh.

Vdekjen e viktimës, R.V, 55 vjeçar e ka konstatuar ekipi mjekësor.

"Si pasojë e shkëndijës së zjarrit po ashtu është djegur edhe ngarkesa që kishte në traktor. Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë shuar zjarrin.", thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

 


 

 


MË SHUME NGA Kronika