9 të lënduar në aksident trafiku në magjistralen Prishtinë- Fushë Kosovë
BKT
Foto: Mimoza Zajmi/ RTK
Kronika

9 të lënduar në aksident trafiku në magjistralen Prishtinë- Fushë Kosovë

Jeton Musliu/ RTKlive

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditën e sotme në magjistralen Prishtinë- Fushë Kosovë.

Dy automjete janë përplasur dhe siç shihet edhe në foto, aksidenti ka qenë i rëndë.

Gazetarja e RTK-së, Mimoza Zajmi raporton se aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:00.

Policia  ka njoftuar edhe për të lëndua dhe se njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, konfirmoi se në aksident janë përfshirë dy vetura dhe janë lënduar nëntë persona, të cilëve tha se menjëherë u është ofruar trajtim mjekësor.

Pas ekzaminimeve të nevojshme, automjetet e aksidentuara janë larguar nga rruga, kurse hetimet për shkaqet e aksidentit ende po vazhdojnë.

Ndërkohë, vetëm një ditë më parë, policia bëri thirrje për kujdes më të shtuar të pjesmarrësve në trafik pasi rastet e aksidenteve janë shtuar kohëve të fundit.

Tani me ardhjen e stinës së verës dhe kthimit të mërgimtarëve në atdhe për pushime, numri i aksidenteve, duke u bazuar në vitet paraprake, pritet të rritet.


MË SHUME NGA Kronika