Rrufeja mbyt një person në Zatriq të Rahovecit
BKT
Kronika

Rrufeja mbyt një person në Zatriq të Rahovecit

Emine Hoti / RTKlive

Një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër është lënduar në fshatin Zatriq të Rahovecit pasi dyshohet se janë goditur nga rrufeja.

Policia ka konfirmuar se si pasojë e kushteve atmosferike dy persona, dyshohet të jenë goditur nga rrufeja, derisa kishin qenë duke punuar.

I lënduari është dërguar për trajtim në QKUK dhe është jashtë rrezikut për jetë.


MË SHUME NGA Kronika