Sulmoi zyrtarët policorë, arrestohet një person
Kronika

Sulmoi zyrtarët policorë, arrestohet një person

N. Mekolli /RTKlive.com

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar, të martën, një të dyshuar, ai ka sulmuar fizikisht dy zyrtarët policorë të cilët kanë qenë në kryerje të detyrës në rroba civile, rrugën Taulantia, në Prishtinë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht dy zyrtarët policor të cilët kanë qenë në kryerje të detyrës në rroba civile. Gjatë kontrollit të dyshuarit i janë gjetur dhe konfiskuar 4 paketime substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në peshë 4.7 gramë”, njofton zyra për informim e PK.

Bëhet e ditur se zyrtarët policor për shkak të lëndimeve kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.


APR
Romay Lift