Dy raste të krimeve të rënda (Video)
Kronika

Dy raste të krimeve të rënda (Video)

RTK

Prokuroria Speciale e Kosovës ka shenjëstruar dy raste të krimeve të rënda me një numër të madh të personave për vepra të ndryshme penale.

Rasti i parë i koduar “JIMI”, ka të përfshirë disa persona për veprat penale “Shpëlarje e parave’’. Prokuroria në këtë rast ka konfiskuar dy automjete dhe para në vlerë mbi 125 mijë euro.

Ndërkaq, në rastin e dytë  të koduar “KAMERA”, janë të përfshirë disa persona, për veprat penale krim i organizuar “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e substancave narkotike”.

Nga ky rast janë sekuestruar mbi 143 kg narkotik, vetura dhe 13 mijë euro.

 


Bast-Trade
AlbiMall
Eurokoha
Vjosa